Një video e frikshme është shpërndarë nga autoritetet e Zyrës së Sherifit të Kontesë Pinellas në Florida, ku duken momentet e fundit të ndjekjes së një makine luksoze të vjedhur nga 3 adoleshentë, e cila fluturon në ajër teksa po udhëtonte me 200 kmh.
Si pasojë e aksidentit një prej tre djemve në makinë ndërroi jetë. Pasi grabiti makinën Maserati dhe u ndalua nga policia për një kontroll rutinë, shoferi 15-vjeçar i identifikuar si Keondrick Lang, shkeli gazin për të mos u kapur. Autoritetet e ndoqën mjetin nga toka dhe nga ajri me një helikopter, që fiksoi edhe momentin tragjik të aksidentit.
Makina u përplas me një tabelë rrugore dhe u ngrit në ajër duke u përmbysur. Viktimë mbeti një tjetër 15-vjeçar, Mario Bonilla, i cili ishte ulur në vend të parë, ndërsa Lang dhe miku tjetër i tyre, 16-vjeçari Malachi Daniels, u dërguan në spital. Policia më pas gjeti edhe një armë gjysmë automatike në makinë.
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…
Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…
Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…