FOTO&VIDEO

Video e plotë nga kamerat e sigurisë: Rrahja e Noizy’t dhe OTR-së me Cllevion

Reperi, Kleviol Ahmeti i njohur me nofkën “Cllevio” është arrestuar gjatë ditës së sotme në qytetin e Lushnjës për shkak se i njëjti ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ka njoftuar Policia e Shqipërisë.

Afërisht para dy vitesh, “Cllevio” kishte filluar përmes videove nëpër rrjete sociale të ofendonte rëndë reperin, Rigels Rajku apo siç njihet ndryshe me nofkën “Noizy” dhe të gjithë anëtarët e grupit “OTR”.

Por, që i njëjti ishte arrestuar vjet dhe pasi u lirua para disa javësh në “Arrest shtëpie” filloi sërish të ofendonte po të njëjtit repera, e që gjatë ditës së djeshme, “Cllevio” kishte shkuar tek lokali i “Noizy” me disa miq të tij.

Situata para lokalit të “Noizy”-të u tensionua, ku ky i fundit e goditi “Cllevion” dhe menjëherë pas tij u vërsulën edhe disa anëtarë tjetër të grupit “OTR”, ndër ta edhe ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Geljan Rajku.

Që nga dita e djeshme nëpër rrjete sociale janë publikuar video të ndryshme nga rrahja, teksa Express Rozë ka siguruar pamjet nga kamera e sigurisë, ku shihet e gjithë rrahja.

 

Sapo Ndodhi:


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago