LAJME

Video e rrallë: Lotët e Berlusconi-t për emigrantët shqiptarë që vdiqën në “Tragjedinë e Otrantos”

Në Arkore të Monzas, familjarët dhe miqtë po i japin lamtumirën e fundit, ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi i cili ndërroi jetë dje për shkak një pneumonie dhe leucemisë mielomonocitare (një lloj tumori i rrallë në gjak).

Sot Corriere della Sera përcjell një video të vitit 1997, ku Berlusconi shfaqej i përlotur pas fundosjes së anijes me shqiptarë Katëri i Radës, në kanalin e Otrantos, për shkak të një gabimi të marinës ushtarake italiane.

Në atë kohë, ‘Kavalieri’ shkoi në Brindisi për të vizituar të mbijetuarit nga kjo tragjedi, 34 persona nga 120 që ishin në bord.

“Këto janë gjëra të padenja për ne dhe ne duhet të reagojmë ndaj tyre. Do kisha dashur që të gjithë italianët të kishin pasur takimin që pata unë tani me këta njerëz që kanë humbur 3 fëmijë, që kanë humbur gruan, që shpresonin të vinin këtu për të gjetur një vend të lirë, demokratik, ku të mund të punonin, të jetonin… Këto janë gjëra që ne nuk mund të lejojmë që të ndodhin… ju kërkoj ndjesë”, tha ai në atë kohë për gazetarët.

Berlusconi ishte një prej liderëve politikë italianë që ka mbështetur Shqipërinë, që nga fazat e para të pluralizmit deri tek avancimi në proceset e integrimit euro-atlantik.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

24 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago