Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare u qëllua për vdekje në zonën e Analipsit, në Selanikun lindor. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:30 të pasdites së kësaj të enjteje, 13 korrik 2023, jashtë një karburanti në rrugën “Solonos”. Shqiptari, identiteti i të cilit akoma nuk bëhet me dije, është qëlluar me tre plumba, të cilët rezultuan fatal për jetën e tij, raportojnë mediat e huaja.
Dëshmitarët që qëlluan në vendin e ngjarjes raportojnë se 50-vjeçari është përleshur me autorin që ishte brenda një automjeti. Në pamjet e një kamera sigurie në afërsi dallohet e gjithë skena e krimit.
Në pak sekonda shfaqet 50-vjeçari jashtë automjetit, i cili tenton të qëlloj drejtuesin me një send në fort që ka në dorë, por sapo tërhiqet, nga brenda makinës shkrepet 3 herë arma dhe burri shqiptar bie në tokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Makina më pas largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Autoritetet policore greke janë vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes, por akoma mbeten të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
https://twitter.com/i/status/1679454934012420099