Policia ka tentuar sonte të arrestojë aktivisten Adriana Kalaja e cila në mëngjes filmoi momentin kur makinat me ndihma po zbarkonin tek Ministria e Brendshme.
E gjithë skena është filmuar nga aktivistë të tjerë të Aleancës për Teatrin. Ata kanë replikuar me policët, duke e penguar arrestimin e Kalasë.
Darvin Zalla shkruan në facebook:
“Tentative për arrestim të paligjshem nga policia. Dhe s’ mjafton kjo. Por u perpoqen ta nxirrnin me force nga makina. Pa treguar asnje dokument ndalimi. Nuk do lejojme askend te instaloje diktaturen ne kete vend. I zbrapsem. Aleanca dhe Adriana Kalaja na keni gjithmone në krahe. Rama ik”
Më herët Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kallëzoi penalisht 2 përfaqësuesit e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, M.J. dhe E.M. për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.
Sipas Ministrisë së Brendshme pamjet e publikuara janë pako ushqimore, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale gjatë një operacioni të zhvilluar më datë 28.11.2019, për t’u magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, me urdhër të Prokurorisë.
Pra ministria pretendon se nuk janë ndihma për të pastrehët, ato që ka filmuar Kalaja, por “prova materiale”. Por, ky pretendim është i çuditshëm sepse nuk ka ndodhur më parë që provat materiale të kapura në kushtet e flagrancës të hyjnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…