VIDEO/ ‘G-Class’ përplas çiftin me foshnjën 3 muajsh te vijat e bardha. Shoferi ia mbath, shpallet në kërkim

Një çift burrë dhe grua dhe fëmija i tyre i mitur janë përplasur nga një makinë ditën e sotme te “Rruga e Kavajës” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25 te semafori në afërsi të kompleksit “Deliorgji.

Një makinë me targa të huaja i ka përplasur te vijat e bardha. Pas ngjarjes, shoferi ka lënë makinën në rrugë dhe është larguar.

Policia dhe ambulanca mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes duke i dhënë ndihmën e parë të aksidentuarëve nga shërbimet e urgjencës.

Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, bën me dije policia.

g.kosovari