LAJME

VIDEO: Gangsterët me Land Rover përplasin dhunshëm furgonin

Blerësit e një dyqani u shtangën nga pamja e një Land Rover-i që u përplas disa herë drejt një furgoni të bardhë. Turma u mblodh jashtë dyqanit në Farnborough, Hampshire, gjatë së martës teksa një mjet i zi me drita policie u përplas pas furgonit Peugot.

Sipas “Daily Mail“, filmimet tregojnë Land Rover-in që më pas tërhiqet nga furgoni i bardhë ndërsa dy persona përpiqen të hapin dyert. Teksa makina zmbrapset dhe më pas i drejtohet sërish furgonit, dallohen dyert e dëmtuara nga përplasja.

Më pas, Land Rover-i duket sikur largohet, por asgjë nuk ka mbaruar. Duke anashkaluar makinat e tjera, më pas shpejton drejt furgonit dhe e godet nga pas, duke e shtyrë nga vendparkimi. Ende me dritat ndezur, makina e zezë vjen rrotull sërish dhe shkon te furgoni duke e afruar edhe më shumë te xhamat e dyqanit.

Tre meshkuj, që sipas një përdoruesi të Twitter thuhet se janë shqiptarë, ndodheshin brenda Land  Rover-it i cili u kthye dhe e goditi prapë furgonin duke bërë që njëra prej gomave të shkëputej.

Policia gjeti një sasi të konsiderueshme kanabisi në pjesën e pasme të furgonit. Ata lanë të kuptohej se tre personat në makinën e zezë nuk ishin oficerë policie dhe tashmë ka nisur një hetim mbi ngjarjen.

Dy personat brenda Peugot-it u larguan me vrap nga parkingu. Një mjet tjetër është dëmtuar, disa shtylla dhe xhami i dyqanit është krisur për shkak të goditjeve.

Një 31-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vjedhje. Ai u lirua teksa ndodhet ende nën hetim dhe kërkimet vazhdojnë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

13 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

23 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

24 orë ago