Të paktën dhjetë njerëz u vranë dhe 117 u plagosën në një shpërthim të një cisterne nafte në provincën kineze të Zhejiang.
Një deklaratë nga Ministria e Menaxhimit të Emergjencave në Kinë shprehet se shpërthimi në rrugën në Wenling dëmtoi edhe disa shtëpi dhe fabrika që gjendeshin aty pranë.
Disa njerëz mbetën të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave.
Të paktën 400 zjarrfikës dhe disa kamionë zjarri janë dërguar në vendngjarje.
Në pamjet e publikuara nga mediat kineze, është e mundur të shihet një tym i trashë mbi vendin e shpërthimit dhe objekte që u rrënuan pjesërisht.