Rexhë Xhakmani nga Sllapuzhani i Suharekës, përmes kamerave në telefon kuptoi se tre keqbërës kanë hyrë në shtëpinë e vëllait të tij. Gëzimin që pati për martesën e vajzës ia prishën hajnat.
Derisa festa familjare po mbahej në një restorant në Prizren, Rexhë Xhakmani nga Sllapuzhani i Suharekës, përmes kamerave në telefon, kuptoi se tre keqbërës kanë hyrë në shtëpinë e vëllait të tij.
Me të mbërritur në vendngjarje, ajo se çfarë pa brenda shtëpisë ishte e rëndë.
Sipas tij, kjo nuk ishte hera e parë që hajnat tentojnë t’ua plaçkisin shtëpitë e familjarëve të tij.
Madje, po atë natë, të njëjtit persona kishin tentuar të hynin edhe në shtëpinë e tij.
Ai shprehet se e di kush janë personat që e sollën shtëpinë e vëllait në këtë gjendje.
Madje, Xhakmani thotë se ata po i ndihmon edhe policia.
Policia regjionale e Prizrenit nuk ka dashur të prononcohet për këtë çështje.
Lidhur me këtë rast, deri më tani nuk është arrestuar asnjë person.
Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…