Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” ishte kampanja përmes së cilës Durim Berisha dhe Liridon Kurti kërkuan të ndryshohet një nen i udhëzimit administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor.
Kampanja në fjalë përfundoi dy ditë më parë, pasi sipas iniciuesve, kërkesa e tyre është marrë seriozisht nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, megjithatë, në rrjet po qarkullon edhe një peticion tjetër, për shaminë, por kundër bartjes së saj.
Ky peticion i filluar nga Luljeta Bunjaku tashmë është nënshkruar nga 356 njerëz.
Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar edhe një herë qëndrimin e tij pro mbajtjes së shamisë për vajzat nga mosha 16-vjeçare.
“Qëndrimin tim unë e kam thënë para shumë vjetësh, e qëndrimi është që nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve. Por, gjithashtu kam thënë se mosha 16-vjeçare është pragu”, kishte thënë Kurti.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…