VIDEO/ I konsideruar si “Bosi” i drogës, momenti kur arrestohet Dritan Rexhepi në Turqi

Mediat turke kanë publikuar pamjet e arrestimit të Dritan Rexhepit, bosit shqiptar të trafikut të drogës.

Lajmin e për arrestimin e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Yerlikaya, i cili u shpreh i vendosur për të goditur krimin.

“Lufta jonë kundër tregtarëve të drogës dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri”, tha ministri turk.

Ndërkohë në pamjet e publikuara nga mediat turke, shihet se forca të shumta policie i rrethojnë vilën ku Rexhepi jetonte dhe më pas i vënë prangat.

Per te pare VIDEON KLIKONI KETU: 

Kreu i kartelit të drogës, Dritan Rexhepi, i cili transporton drogë nga Amerika e Jugut drejt Europës, ishte shpallur në kërkim nga autoritet italian dhe shqiptare për “Vrasja me dashje, droga, rrëmbim/privimi i Liri, falsifikim i dokumenteve të udhëtimit, armëve dhe municionit.”