LAJME

Trump fyen Harris! Është budallaqe, s’ka kapacitet! Reagon stafi i saj: Donald, i frikësuar

Donald Trump ka shtuar dozën e akuzave duke kaluar në fyerje kundrejt rivales së tij.

“Harris është një vajzë budallaqe që nuk ka aftësi për të bërë një debat të vërtetë me mua. Ajo ka frikë ta bëjë këtë. Unë e ftoj atë të përballemi më 4 shtator ose në të kundërt nuk do ketë debat fare”.

Kështu u shpreh Donald Trump në rrjetin social Truth, duke nënvizuar se është i gatshëm të përballet me Harrisin vetëm në një rrjet “miqësor” si Fox News.
“A e ka vënë re dikush që ajo nuk jep intervista? Kjo është sepse ajo është budallaqe dhe nuk mund të flasë siç duhet pa një teleprompter. Ajo ka një IQ shumë të ulët dhe vendi nuk ka nevojë për dikë që nuk mund të bashkojë dy fjali së bashku” ka shtuar Trump.

Ish-presidenti kishte rënë dakord për një debat në stacionin ABC me Joe Biden për 10 shtator dhe, pas tërheqjes së këtij të fundit nga gara për Shtëpinë e Bardhë, Harris konfirmoi debatin dhe kohën kur do të zhvillohej në këtë stacion televiziv. Por më pas Trump foli për një marrëveshje për 4 shtatorin për Fox, e cila përfundimisht u mohua nga Harris.

Ndërkohë stafi i Kamala Harris iu përgjigj Trumpit duke i cilësuar ato si deklaratat e një njeriu që është i trembur deri në palcë. “Donald Trump është i frikësuar dhe po përpiqet të shmangë debatin duke kërkuar strehim te Fox”, tha një zëdhënës i stafit të Harris. I njëjti burim konfirmoi se Harris do të jetë në studiot e ABC më 10 shtator, pavarësisht nëse Trump do të pranojë debatin apo jo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

5 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

23 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago