BOTA

VIDEO/ Izraeli publikon audion ku dëgjohet se sulmi në spital u krye nga ‘Xhihadi Islamik Palestinez’

Izraeli mohon në mënyrë kategorike sulmin në spitalin në Gazaku u vranë mbi 500 persona. Së fundmi ata kanë publikuar një audio ku supozohet se tregon dy militantë të Hamasit duke diskutuar sulmin në spital. 

Po ashtu, Izraeli pretendon se audioja dëshmon se nuk ka lëshuar raketën që shkatërroi spitalin, dhe se në vend të kësaj ajo u hodh gabimisht nga Xhihadi Islamik Palestinez. Ky grup është i lidhur ngushtë me Hamasin. Ajo ka mohuar çdo përfshirje, ndërsa Hamasi dhe disa organizata ndihmash kanë fajësuar Izraelin, raporton The Guardian.

Transkripti i plotë i bisedës, sipas Izraelit:

Militanti 1: Po ju them se është hera e parë që shohim një raketë si kjo të bjerë dhe prandaj themi se i përket Xhihadit Islamik Palestinez.
Militanti 2: Çfarë?
Militanti 1: Ata thonë se i përket Xhihadit Islamik Palestinez.

Militanti 2:  Nga ne është?

Militanti 1:  Me duket!

Militanti 2:  Kush e thotë këtë?

Militanti 1:  Po thonë se prerjet e raketës janë copëza lokale dhe jo si copëzat izraelite.

Militanti 2:  Çfarë po thua [emri]?

Heshtje

Militanti 2:  Po Zoti e bekoftë, nuk mund të gjente vend tjetër për të shpërthyer?

Militanti 1:  Nuk ka rëndësi, po, [emri] e qëlluan nga varrezat pas spitalit.

Militanti 2:  Çfarë?!

Militanti 1:  E qëlluan duke ardhur nga varrezat pas spitalit al Ma’amadani dhe ajo shkrepi gabim dhe ra mbi ta.

Militanti 2:  Ka një varrezë pas saj?

Militanti 1:  Po, al Ma’amadani është pikërisht në kompleks.

Heshtje

Militanti 2:  Ku është kur hyn në kompleks?

Militanti 1:  Fillimisht hyni në kompleks dhe nuk shkoni në drejtim të qytetit dhe është në anën e djathtë të spitalit al Ma’amadani.

Militanti 2:  Po, e di.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

42 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago