Gjatë panelit të djeshëm në klubin Valdai, kur lideri rus Vladimir Putin mbajti një fjalim, shumë njerëzve iu iku një detaj. Videoja interesante u shpërnda në Twitter nga Francis Scarr , një korrespondent i BBC-së që mbulon mediat ruse, me komentin: “Nuk ka shumë gjëra më pak qesharake sesa përpjekja e Vladimir Putin për të bërë shaka me luftën bërthamore”.
Moderatori i ka kujtuar Putinit komentet e tij të pakëndshme të katër viteve më parë, në të njëjtin event, kur tha se “të gjithë do të përfundojmë në parajsë”.
– Nuk jemi për ngutë, apo jo?, e pyeti Putinin.
Presidenti rus e mendoi pyetjen dhe moderatori komentoi se pauza në fakt dukej disi alarmante.
– E bëra qëllimisht për t’ju frikësuar, tha Putin duke qeshur.
There aren't many things less funny than Vladimir Putin attempting to joke about nuclear war pic.twitter.com/AcqYZs5fBe
— Francis Scarr (@francis_scarr) October 27, 2022