VIDEO: Krivaqa e Sejdiu largohen nga Gjykata

Gazeta Insajderi ka siguruar pamjet pas shqiptimit të dënimit nga gjykata, përkatësisht përcjelljes së Dardan Krivaqës e Arber Sejdiut nga salla e gjykatës.

Dyshja janë pyetur për vendimin e shqiptuar por nuk kanë kthyer përgjigje. Ata shihen duke u futur në automjetin e policisë.

Gjykata Themelore e Ferizajt e ka shpallur fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmanit, ndërsa Arbër Sejdiun e ka dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerje të veprës penale të vrasjes.