BREAKING NEWS

VIDEO/ Ku shkuan milionat e biznesmenëve për tërmetin? Gazetari: Kjo është tronditëse, do ta investigojmë

Është bërë sot një muaj nga termeti tragjik i 26 Nëntorit, ku humbën jetën 51 persona, dhjetëra të tjerë u plagosën dhe me mijëra e mijëra shqiptarë kanë mbetur pa strehë. Abc News është në terren me të gjithë grupet e xhirimit dhe gazetarët të shpërndarë në Durrës e Thumanë për të sjellë panoramën pas termetit dhe dëshmitë e banorëve që u goditën më rëndë.

Gjatë raportimit të saj nga Thumana, gazetarja Esiona Konomi tha se “në Bashkinë e Kurbinit dhe të Krujës nuk ka nisur ende rindërtimi sepse s’ka një financim të qartë nga qeveria. Në Thumanë është publikuar një projekt nga Behgjet Pacolli, por është në leter, puna për ndërtimin ende s’ka nisur dhe s’ka territor të percaktuar ku do ndertohen keto pallate”.

Ndërsa nga studio “Abc-ja e mëngjesit”, moderatori dhe gazetari Enkel Demi deklaroi se oligarkët s’kanë dhënë një kryq leku. Ai hodhi dyshime se po ndërtohen skema përfitimi, ndaj paralajmëroi se Abc News do ta ndjekë këtë çështje për të zbardhur të vertetën.

Enkel Demi: “U premtuan miliona, njëri tha 1 milionë e ca euro, tjetri 2 milionë e ca euro, por ende nuk kanë dhënë një kryq leku, por vetëm projekte në 3D, siç është rasti i Behgjet Pacollit. Sipërmarrësit e mëdhenj që ne i njohim dhe si oligarkë s’kanë dhënë një kryq leku. Shumë shpejt Abc News do ti marrë emer për emer…

Kjo është tronditëse sepse është mashtrim i madh…ndoshta po ndërtojnë skema përfitimi… por këto, ne do përpiqemi ti zbulojmë në abcnews.al”.

Biznesmenët që premtuan miliona euro pas termetit.

I pari që deklaroi dhurimin prej 1 milion eurosh ishte zv.kryeministri dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli. Ai u shpreh se me këtë shumë do ndërtohen nga kompania e tij disa pallate në Thumanë.

Nismës iu bashkua boss-i i hidrokarbureve, Shefqet Kastrati i cili premtoi se do të japë 1.5 milionë euro.

Aeroporti i Rinasit u zotua sakaq se t’i japë shtetit 1 milionë euro si donancion për të dëmtuarit nga termeti. Ndërsa biznesmeni i njohur i qendrave tregtare Samir Mane premtoi 1,2 milionë euro. Ndërsa biznesmeni i ndërtimit, Pëllumb Salillari dha se do dhuronte 1 milionë dollarë.

Ka kaluar 1 muaj por milionat e oligarkëve ende nuk janë lëvruar… ose qeveria nuk ka bërë asgjë transparente mbi këto para të premtuara me bujë…!

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Shpërthim i fuqishëm pas sulmit të South Pars në Iran! Fusha më e madhe e gazit në botë përfshihet nga flakët

Mediat iraniane raportuan për një shpërthim të fuqishëm dhe një zjarr pas bombardimit me dronë…

38 minuta ago

Ky është serbi, të cilit Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ia hoqi shtetësinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për…

3 orë ago

Izraeli tregon me video se si e dinte vendndodhjen e saktë të raketave iraniane para se të sulmonte me raketa në Teheranin

Të premten Irani ka kryer një sulm me raketa si kundërpërgjigje në drejtim të Izraelit,…

5 orë ago

Konfirmohen gjithë komandantët e lartë iranianë të eliminuar nga Izraeli

Kanë kaluar diçka më shumë se 24 orë nga sulmi i fuqishëm i Izraelit në…

7 orë ago

Irani konfirmon dëmin në zonën bërthamore Fordow

Irani ka konfirmuar se objekti bërthamor Fordow ka pësuar dëme të kufizuara pas sulmeve të…

10 orë ago