VIDEO/ Kush është biznesmeni grek që u ul me helikopter mbi kokat e pushuesve në ishullin e miliarderëve

Mediat greke publikuan gjatë ditës së sotme videon e një biznesmeni, i cili ulet me helikopter në një plazh, ndërkohë që të tjerët ishin duke marrë rreze dielli. Ngjarja u konsiderua si një skandal, pasi u rrezikua jeta e pushuesve që ndodheshin aty.

https://youtu.be/vlfaY7TJC3o

Por kush është biznesmeni që bëri bujë në mediat greke me veprimin e tij?

Bëhet fjalë për Vassilis Hitos, pronari i një kompanie që prodhon një ujë të famshëm mineral në Greqi. Duke folur për “Protothema” ai shprehet se nuk ka nevojë për famë që të bëjë veprime të tilla, siç ishte ulja me helikopter në mes të plazhit.

“E pamë si vend të lirë ku mund të uleshim dhe u ulëm. Nuk kam nevojë për famë që të bëjë veprime të tilla siç u përfola. Kjo që po bëjnë mediat greke është e pafalshme dhe me qëllim të keq. Pse nuk bëni lajm për shembull kur unë me shpenzimet e mia shkoj dhe kërkoj me helikopter njerëzit e humbur nëpër male?”, shprehet ai.