Ezekutimi e të burgosurve kurdë nga luftëtarët arabë të mbështetur nga Turqia, të cilët shihen në video, ngjallën spektrin e luftës sektare më të gjerë ndërsa luftimet në veriperëndim të Sirisë përshkallëzohen, shkruan The New York Times.
Militantët e mbështetur nga turqit që po luftonjnë në Siri ekzekutuan të paktën dy të burgosur kurdë të shtunën, njëri prej tyre i shtrirë në anën e rrugës me duar të lidhura pas shpinës, sipas një video nga skena dhe një luftëtar i cili tha se ai ishte dëshmitar i ekzekutimeve.
Në video, dy prej luftëtarëve qëllojnë me plumba njeriun me duar të lidhura, me sa duket për të siguruar që ai ka vdekur. I burgosuri tjetër shfaqet në video i gjallë dhe ka veshur një uniformë ushtarake.
“Djali në veshjen ushtarake u neutralizua,” tha Al-Harith Rabah, një aktivist mediatik me grupin rebel që ishte në vendin e ngjarjes.
Ekzekutimi e dy robërve kurdë nga luftëtarët arabë është një ilustrim i fuqishëm i forcave të nxitura nga vendimi i Presidentit Trump për të tërhequr trupat amerikane që ishin duke mbrojtur kurdët. Tërheqja pastroi rrugën për një inkursion ushtarak turk në Sirinë verilindore kundër një milicie të udhëhequr nga kurdët e mbështetur më parë nga Shtetet e Bashkuara, që kishin qenë kyç në luftimin e Shteti Islamik.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…