Ky është momenti tragjik kur dy trenat përplasen kokë më kokë në Larisa të Greqi. Përplasja është kaq e fortë, sa menjëherë shpërthejnë flakët.
Nga ajo që mund të shihet edhe në video trenat udhëtonin në të njëjtën hekurudhë, me shpejtësi prej 166 km/h, duke e bërë të pamundur shmangien e përplasjes.
Të paktën 40 persona humbën jetën nga ky aksident fatal. 85 të tjerë mbetën të plagosur, 6 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Ngjarja tragjike ndodhi pak pas orës 23:00, me orën lokale. Në aksident u përfshinë një tren udhëtarësh ku ndodheshin rreth 350 persona, me një tren mallrash. Përveç zjarrit, 3 vagonë të trenit të udhëtarëve përfunduan jashtë shinave.
Autoritetet greke vunë në pranga në mesditë përgjegjësin e stacionit hekurudhor në Larisa, teksa hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…