A2 ka mundur të sigurojë videon e ekzekutimit të Hekuran Billës, i cili u vra mbrëmjen e të enjtes në zonën e Komunës së Parisit.
Në pamje duket makina e atentatorëve që i del në krah makinës tip BMW X6 të Billës dhe pasi e qëllon këtë të fundit, përfundon e përplasur me një bordurë në trotuar. Më pas, makina e atentarorëve shihet teksa largohet duke manovruar mbrapsht për të ikur nga i njëjti drejtim që kishte ardhur. Më vonë, ajo makinë do të gjendej e djegur në Pezë.
Në video shihet gjithashtu disa makina të tjera që përplasen me njëra-tjetrën në përpjekje për t’u larguar e për t’i shpëtuar plumbave.
Motivet e ekzekutimit të Billës janë ende të paqarta për hetuesit, por dyshimi kryesor mbetet hakmarrja. Kjo për shkak se 40-vjeçari, i njohur edhe me emrin, Herland Bilali në Angli, në vitin 2006 vrau me breshëri në një lokal Prel Markun ndërsa la të plagosur tre persona të tjerë, Petrit Brahon, Agron Gjonin dhe Musa Rrahmanin.