Kosova sot po shënon 21 vjetorin e çlirimit dhe hyrjen e forcave të NATO-së në vend. Kujtime për 12 qershorin e 1999-ës kanë shumë ish-diplomatë amerikan të cilën kanë qenë në funksione atëbotë.
I tillë është edhe Daniel Fried, i cili ka shërbyer në shërbimin e jashtëm amerikan në pozita kyçe, siç është asistent i sekretarit të shtetit për Evropë dhe Azi, asistent special dhe drejtor i lartë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë përgjatë administratës së presidentit Clinton dhe Bush.
Fried teksa komentuar një koment të Boris Ruge, ka thënë që NATO dhe KFOR-i kanë qenë një sukses që shpesh harrohet. Sipas Fried të gjithë ata që kanë shërbyer për NATO-n dhe KFOR-in sikurse Boris Ruge kanë të drejtën që të ndjehen krenar.
“Ata kanë parandaluar shumë vrasje”, ka thënë ish-diplomati amerikan.
Derisa Boris Ruge në këtë 21 vjetor të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë, ka kujtuar se si ka qenë pjesë e NATO-së dhe KFOR-it atë kohë. Ndërkohë thotë se në atë mes qershori të vitit 1999 bashkë me 20 ushtarë të tjerë kanë fjetur në një palestër tek ndërtesa e Boro-Ramiz.
Ruge thotë se vazhdon të jetë në kontakt me shumë prej kolegëve edhe pas 21 vjetësh.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…