Qindra të rinj shqiptar largohen çdo ditë nga vendi, duke rrezikuar jetën duke kaluar me gomone drejt Anglisë apo poshtë kamionave. Ky udhëtim iu shkon atyre me ditë të tëra, po marrin këtë guxim me shpresën se e ardhmja e tyre do të jetë më e mirë.
Në rrjet qarkullojnë shpesh pamje teksa lundrojnë në gomone drejt Anglisë dhe ajo që e bën më shokuese është fakti se gomonen e drejton një prej emigrantëve në këmbim të mos dhënies së lekëve. Kjo ka bërë që shpesh ata të ecin pa drejtim dhe shpesh herë e kanë ngatërruar duke qëndruar për ditë të tëra në det.
Së fundmi, po qarkullojnë disa pamje të të rinjëve shqiptarë në një pyll të Francës. Ata qëndrojnë aty në pritje të gomones së radhës, teksa disa shihen shtrirë mes pemëve dhe disa më këmbë duke kaluar disa netë aty, pa e ditur se si do të jetë e nesërmja.