Në takimet e Grupit dialogues për të zhdukurit me grupin Serb protokolli parasheh që takimet të mbahen me rend në Prishtinë e Beograd. Sa herë që shkojmë në Beograd, në mënyrë rotative grupin e shoqërojnë 2 familjarë nga shoqatat e të zhdukurve. Para 10 viteve nëna Ferdonije (Donja jonë) ishte me ne në takim në Beograd. Si rregull protokollar grupet dialoguese pas takimeve organizojme nga një drekë – tavolinë Suedeze.
Ne mbaruam takimin i cili zgjati rreth 4 orë në Pallatin e Federatës në Beograd, dhe normal që kaluam në sallën tjeter për të drekuar dhe si zakonisht menjëherë pastaj nisemi për Prishtinë.
Gjatë tërë rrugës qëndroja afër Donës, meqë me të hyrë në Serbi asaj i’u skuq fytyra dhe ju përshpejtua frymemarrja. E pini një hap nga kutija e plastikës që e kishte me vete.
Unë pasi perfundoi takimi, mora një piatë që të marr ushqim për nënën Done së pari. Ajo ishte e ulur në një karrige në korridor, dhe i’u afrova duke i thënë që kjo piatë është për të, se deri atëherë s`kishte ngrënë asgjë.
E qoi koken, me sy gjysëm të mbyllur, ashtu me butësi ma ktheu; Jo doktor, faleminderit, unë e kom marrë bukën nga shpia, nuk e ha bukën e tyre.
Mbeta i shtanguar dhe mu duk se i shkaktova një dhimbje …
Donja hapi çantën e saj , nxorri sendviqet e saj, dhe një shishe 2 litërshe me ujë, …as gotë nuk deshti, e piu direkt nga shishja.
E kom marrë edhe ujin prej Gjakovës, se nuk dua asgjë nga këta…që veç ma kan pi gjakun, dhe më kanë marrë krejt çka kam.
( për ju që se njihni – nënës Done i’a kanë vra burrin dhe 4 djemt,…gjysma ende i mungojnë)
Ishte kërkesë e Shpatit që këtë storie ta publikoj në shenje të Ditës Kombëtare të të Zhdukurve , 27 Prilli.
Ky shkrim i Arsim Gërxhaliut ishte postuar në vitin 2020.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…