Një ndeshje në ligat e ulëta në Uruguai ka shpërthyer në kaos dhe një lojtar pa ndjenja pas skenave turpëruese.
Gjatë ndeshjes mes Paysandu Interior dhe Mercedes, e vlefshme për Kupën OFI, lojtarët e të dyja skuadrave u përplasën keqazi duke harruar futbollin dhe nisën boksin.
Pasi u rrethua nga lojtarët e Paysandu, Gonzalez lëshoi një grusht drejt Echeveste, duke e lënë atë të shtrirë pa ndjenja në fushë, shkruan A2 CNN.
Për këtë akt të dhunshëm, Gonzalez mori karton të kuq menjëherë. Kjo ngjarje e turpshme ndodhi vetëm dy minuta nga fundi.