Këtë të dielë boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ia ka dalë të sigurojë fitoren e 12-të në boksin profesionist. Lezhjani mposhti në “Harrow Leisure Centre” të Londrës rivalin nga Gana, Mawuli Folivi.
Gjithçka zgjati katër raunde dhe u desh një grusht kampioni që Bakaj të rikthente gjithçka në favor të tij, për të fituar edhe këtë duel. Duhej raundi i katërt (1 minutë e 39 sekonda) që Amarildo të godiste fort dhe të bënte që ekipi i ganezit të hidhte flamurin e bardhë të dorëzimit në ring.
Paçka se e nisi ndeshjen jo mirë dhe rivali po kryesonte me pikë, Amarildo Bakaj përmbysi gjithçka me një grusht, duke shprehur lumturinë pas përballjes.
“Kundërshtari ishte i fortë, e dija. Prita deri në momentin e fundit për ta befasuar, ia dola. Jam 25 vjeç dhe kam ëndrra të mëdha në këtë sport, ia lë Zotit dhe ai e di se çfarë dua. Kam dëshirë të bëj krenar shqiptarët.
Në raundet e para rivali ishte para me pikë, prita dhe doja një grusht, si sniper që ta hidhja në tokë. Dua të falenderoj shqiptarët, i jam borxhli që kanë ardhur kanë mbushur arenën në Londër“, tha Bakaj.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…