FOTO&VIDEO

VIDEO/ “O Hoxhë për ler të flas”, Arber Hajdari përplaset me Elvis Naçin

I bashkon misioni, fushatat e bamirësisë, por duket se Arber Hajdari dhe Elvis Naçi kanë edhe difergjenca mes tyre. Teksa diskutonin për idenë e shtëpive ekologjike, mbrëmjen e djeshme në “Opinion”, Hajdari dhe Naçi shfaqën qendrime krejt të ndryshme.

Por, ajo që e nervozoi më shumë Arbër Hajdarin ishte fakti se iu ndërpre fjala gjatë emisionit në mënyrë të përsëritur. “O Hoxhë më ler të flas, më ke ndërprerë 27 herë”, iu drejtuar Hajdari, Elvis Naçit dhe shtoi “Edhe pse jam më i riu, kam volumin më të madh të punës… sa keni bërë të gjithë ju bashkë”.

Arbër Hajdari: Së pari që kemi ardhur tek ide, kemi vrarë mendjen shumë dhe i gjithë ky panel këtu duhet të respektojë, sepse jam më i vogli në këtë panel dhe më jepet fjala më pak nga të gjithë. Edhe pse kam volumin më të madh të punës ca keni bërë të gjithë ju këtu bashkë, punë konkrete jo llafe.

Blendi Fevziu: Këtu fjala merret Arbër…

Arbër Hajdari: Tani, së dyti ne nuk kemi propozuar një zgjidhje afatshkurtër, ne kemi propozuar një zgjedhje afatgjatë, kjo është një zgjidhje që njerëzit kështu po jetojnë sot në të gjithë botën e zhvilluar. Nuk është një zgjidhje për shembull siç është emergjent rasti i kontenierit, që mund ta përdorësh provizorisht. Ti i ke parë vetë në pjesën më të madhe të perëndimit, banesat janë të ndërtuara në këtë formë. Pra nuk është vetëm çështje lekësh, është edhe çështje cilësie që unë i kam parë nga afër këto.

Blendi Fevziu: Po të bëj prap pyetjen cinike të qytetarit, që po pse është kaq e lirë shtëpia? Sepse qytetarët mendojnë se shtëpia shkon paralel me cilësinë.

Arbër Hajdari: Shtëpia është me e lirë për shkak se prodhohet nga roboti, e prodhon fabrika në robot, nuk është tullë, llaç, veje mbi njëra-tjetrën që rrit kostot. Janë makineri të cilat e prodhojnë pjesë-pjesë, është gjithçka kompjuterike dhe kjo ul koston.

Blendi Fevziu: Dhe jeton afatgjatë?

Arbër Hajdari: Po 45 vjet ta jep fabrika me garanci.

Elvis Naçi: Blendi…

Elvis Naçi-Arbër Hajdarit: Thashë se mbarove…

Arbër Hajdari: Është hera e 27 që më ndërpret, më lër ta mbaroj.

Arbër Hajdari: Po si tani kur flet hoxha ne e kemi që nuk flasim ne të tjerët.

Arber HajdariBamiresitDebatElvis NaciOpinionPërplasjeShtepi Ekologjike


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

24 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago