Një bazë ushtarake në Krimenë e pushtuar nga Rusia është goditur nga një seri shpërthimesh, duke lënë të lënduar të paktën dy persona.
Zyrtarët rusë thanë se një zjarr shkaktoi shpërthimet në një depo armësh në zonën Dzhankoi në Krimenë veriore. Po ashtu zjarr shpërtheu edhe në një nënstacion të energjisë elektrike.
Se çfarë i shkaktoi shpërthimet është e paqartë, por javën e kaluar avionët luftarakë rusë u shkatërruan në një sulm të dukshëm ukrainas në bregun e Krimesë. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se zjarri kishte shpërthyer në një depo të përkohshme municionesh pranë fshatit Maiske rreth orës 06:15 me orën e Moskës (03:15 GMT) dhe se shkaku ishte duke u hetuar. Ministria tha se nuk kishte viktima “serioze”, por një zyrtar i emëruar nga Rusia tha se dy persona ishin plagosur.
Këshilltari i zyrës presidenciale të Ukrainës, Mykhailo Podolyak e përshkroi incidentin si “çmilitarizim në veprim”, duke treguar se shpërthimet nuk ishin aksidentale.