LAJME

VIDEO/ Si Hamasi simuloi sulmin ndaj Izraelit! Video-n e publikoi në internet më 12 shtator për ta parë të gjithë

Më pak se një muaj para sulmit të Hamasit, i cili solli shembjen e “Murit të Hekurt” të sofistikuar të Izraelit dhe shkaktoi mbi 1300 viktima në mesin e popullatës izraelite, grupi i Hamasit kreu një stërvitje provë, nën sytë e të gjithëve duke publikuar një video dy minutëshe.

Video propagandistike është shpërndarë në rrjetet sociale më 12 shtator. Pamjet e Hamasit tregojnë qartë se luftëtarët përdorin eksploziv për të rrëzuar një barrierë kufitare, e cila është krijuar si një kopje e kufirit izraelit. Pasi e shembin, më pas ata shihen në video se futen në në ‘territorin izraelit’ me kamionë. Në video shihet se si militantët e Hamasit qëllojnë me armë zjarri automatik drejt ‘objektivave’ të tyre, që në fakt ishin prej letre.

Ky informacion është bërë i ditur nga transmetuesi amerikan NBC. Stërvitja përfshiu militantë të pajisur me forca të blinduara dhe pajisje luftarake duke shkatërruar kopjet e kullave të betonit të murit dhe një antenë komunikimi, duke përsëritur atë që do të ndodhte më vonë në sulmin vdekjeprurës kundrejt Izraelit të shtunën më 7 tetor.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago