FOTO&VIDEO

VIDEO: Si në filma, shikoni se si grabitësi me maskë e armë kërcënon punonjësit e bankës

I maskuar dhe më armë në dorë, ky është momenti kur njëri prej autorëve të grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Koplik futët brenda filialit.

Ky shtetas i maskuar nga ana e policisë së Shkodrës është identifikuar si Bekim Gurraj e ndërsa 2 bashkëpunëtoret e tij Armir dhe Admir Shabaj e prisnin jashtë.

Për dokumentimin e kësaj ngjarjeje drejtori i policisë së Shkodrës Hamdi Fjore së bashku me prokurorin e çështjes Gezim Spahiu kanë bërë publik edhe detajet se si është arritur në kapjen e 3 personave të dyshuar.

Gjatë kontrollit të banesave të personave të dyshuar policia ka sekuestruar radio marrëse-dhënëse si të Policisë, bluzë dhe kapele si të Policisë.

“Gjatë operacionit, nga kontrolli i banesave të shtetasve të lartpërmendur, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, konkretisht: Në banesën e shtetasit Bekim Gurraj u gjetën dy radio marrëse-dhënëse si të Policisë, bluzë dhe kapele si të Policisë dhe disa veshje të përdorura nga ky person disa ditën para ngjarjes, kur ka studiuar ambientin e jashtëm të filialit, me qëllim realizimin e vjedhjes.”

Por gjatë hetimeve për zbulimin e ngjarjes policia ka zgjeruar edhe rrethin e bashkëpunëtorëve ku me urdhër të gjykatës së Shkodrës është kryer kontrolle edhe në banesën e shtetasve të tjerë, miq të ngushte të autorëve të grabitjes.

“Po në vijim të operacionit për kontrollin në në banesat e autorizuara nga Gjykata, rezultoi se gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Albin Shabaj, i cili ka lidhje shoqërore me autorët e dyshuar të grabitjes së bankës, u gjetën dhe u sekuestruan 9 kilogramë kanabis. Për këtë u arrestuan në flagrancë vëllezërit Albin Shabaj dhe Altin Shabaj, si dhe babai i tyre, Ermir Shabaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.”

Kontrollet zbuluan në së Koplik kultivohej kanabis sativa në ambiente të brendshme.

“Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Ramiz Nikdukaj, 64 vjeç, banues në Koplik, u zbulua një ambient i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike nëpërmjet llambave. Në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan rreth 22 kilogramë kanabis sativa, 455 bimë narkotike të kultivuara në ambientin me llamba, si dhe 245 bimë të tjera narkotike të kultivuara në oborrin përreth banesës së këtij shtetasi.”

Në këtë operacion policia e Shkodrës ka arrestuar 9 shtetas, procedohen penalisht 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago