VIDEO / Skandal me patrullën e policisë, ndalon vajzën në mes të rrugës dhe bën skena të turpshme

Një video-skandal po qarkullon në rrjetet sociale gjatë orëve të fundit, në të cilin janë përfshirë forcat e policisë së shtetit.

ABC News ka siguruar disa pamje në të cilat shihet qartë një makinë policie, me logon e Policisë së Shtetit me targa AA 589 RR e cila qëndron në mes të rrugës e më pas një vajzë qëndron në xhamin e makinës.

Polici që qëndron në timonin e makinës së policisë së shtetit nuk nguron të bëj skena të turpshme me vajzën duke mos u shqetësuar se është në orarin e punës, i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit.

ABC News kontaktoi me zyrtarët e policisë dhe ata thane se kanë nisur verifikimet për videon në fjalë për shkak se oficeri i policisë ka qenë në krye të detyrës dhe i veshur me uniformë policie.

Nuk dihet ende se në çfarë vendi apo dite është filmuar kjo skenë.