Duket se burgu i Peqinit, nuk është i vetmi ku futen armë brenda qelive, pasi hije skandali po ndihen dhe në burgun e Reçit në Shkodër.
Një i ri, përmes një video të dërguar tek JOQ Albania, ka treguar “armatimet” që mban në qeli, ku pretendon se i mban për “sigurinë e tij”, teksa akuzon zyrtarët e burgut se janë të korruptuar. Bëhet fjalë për të riun Dur Ndou i datëlindjes 1994, i transferuar nga burgu i Fushë krujës tek ai i Reçit, siç prezantohet ai, teksa posedon disa armë të ftohta.
Mbetet për t’u parë reagimi i institucioneve përgjegjëse lidhur me vërtetësinë e këtyre pamjeve skandaloze që shfaqen videon që po qarkullon me shpejtësi.
Por jo vetëm kaq, nëse këto pamje janë të vërteta atëherë dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë situatë jashtë kontrollit në institucionet e burgjeve në vend.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…