Në sheshin “Skënderbej” mbrëmjen e sotme u organizua ndezja e dritave për festat e fundivitit. Të pranishëm ishin edhe kreu i bashkisë Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama.
Mirëpo, në momentin që kreu i qeverisë ishte duke mbajtur fjalën e tij para qytetarëve të pranishëm, është ndeshur me një incident.
Një grup të rinjsh fare pranë tij, kanë bërë thirrje në shenjë proteste. “Turp! Turp! Bëj shkollat leri dritat”, dëgjohen të thonë ata.
Ndërkohë, këtë situatë e ka komentuar edhe vetë kryeministri Rama.
“Për të mos prishur syrin e keq kemi edhe 3-4 harrupielë këtu. Unë nuk dua ta zgjas, dua vetëm t’ju uroj të gjithëve një vit të ri të gëzuar dhe dua ti siguroj të gjithë për një gjë, çfarë nuk vret të bën më të fortë”, tha Rama.