VIDEO: Tifozët serbë i përzunë lojtarët pas rënies nga Kampionati Evropian

Kombëtarja serbe e futbollit u eliminua nga Kampionati Evropian pas barazimit pa gola me Danimarkën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Takimi në “Alianc Arena” ishte një nga më të mërzitshmet e kompeticionit për serbët dhe skuadra serbe dërgoi vetëm një goditje në kornizën e portës.

Serbët luajtën keq, në fund të ndeshjes futbollistët kanë dashur ta ndajnë këtë moment me tifozët, por tifozët nuk ishin të kënaqur.

U bënë me shenjë që të shkonin dhe i përzunë nga tribuna me fishkëllima.