Burimet e Kombeve të Bashkuara konfirmuan se talebanët kanë filluar sulme “hakmarrëse” kundër ish -ushtarëve dhe punonjësve të qeverisë, me shfaqjen e një videoklipi që tregon luftëtarët duke i futur të rinjtë në bagazhet e makinave, në stilin “Mafioz”, në kryeqytetin, Kabul.
Të hënën, zëdhënësja e Këshillit për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet tha se kishte parë “raporte të besueshme” se luftëtarët talebanë po kontrollojnë shtëpi më shtëpi për të gjetur këdo që ka punuar në qeverinë e mëparshme ose me Shtetet e Bashkuara.
“Zyrtarët që kanë punuar në administratat e mëparshme dhe anëtarët e familjeve të tyre janë duke u ndaluar në mënyrë arbitrare,” shtoi Bachelet. “Në disa raste, zyrtarët janë liruar, në të tjera raste, ata janë gjetur të vdekur.”
Pamjet e shpërdarura në internet tregojnë burra, disa prej të cilëve duket se janë luftëtarë talebanë, duke i futur të paktën katër burra në bagazhet e makinave para se t’i çonin në një vend të panjohur.
Sipas gazetarëve, pamjet u filmuan në rrethin Salang Wat të Kabulit, dhe burrat e arrestuar ishin nga Lugina Panjshir.
Lugina Panjshir ka një histori të gjatë të luftimit kundër talebanëve, dhe këta njerëz janë një nga pakicat Taxhikase që shpesh persekutohen nga lëvizja militante.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…