Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sot shkatërrimin e korvetës ruse Askold, dy ditë pasi forcat e armatosura ukrainase njoftuan një sulm të suksesshëm me raketa në një kantier detar në Kerç, në gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia.
“Faleminderit të gjithëve që kontribuuan në shkatërrimin e anijes ruse në kantierin Kerç.”, tha presidenti ukrainas në një fjalim të publikuar në rrjetet sociale.
#Керчь, 04/11/23, падение осколков сбитых ракет (страшно даже подумать, что бы было, если бы туда попали несбитые ракеты) https://t.co/TyGcYeHpJq pic.twitter.com/ARM1cEmixw
— Necro Mancer (@666_mancer) November 6, 2023
Mediat ukrainase transmetuan sot video të sulmit të së shtunës, në të cilin një nga anijet e flotës ruse në Detin e Zi u godit nga raketat SCALP të furnizuara nga Franca.
Raketa SCALP-EG që goditi anijen ruse është një raketë lundrimi e lëshuar nga ajri. Sipas karakteristikave teknike të publikuara nga GEA, rrezja e tyre arrin 300 km, pesha e tyre është 1300 kg (120 kg koka e raketës) dhe shpejtësia i afrohet 0,85 Mach.
Objektivat e parashikuar janë komanda, kontrolli dhe komunikimi, objektet e aeroportit, objektet portuale, AMS/depot e municioneve, anijet/nëndetëset në port, ura dhe objektiva të tjerë me interes strategjik.