Spikeret gjermane të lajmeve njihen për seriozitetin e tyre. Por, ajo që i ka ndodhur folëses së kanalit Tagesschau, Susanna Daubner është bërë vërtet virale. Spikerja ka një karrierë të gjatë dhe drejton lajmet prej 24 vitesh, por erdhi dita që ta kapë e qeshura gjatë transmetimit LIVE.
Kolegët e njoftuan nga studio tjetër dhe ajo duhej të lexonte lajmet për samitin e kancelarit gjerman Scholz, por nuk ia doli kurrë.
Shpërthimi i të qeshurave të saj ka zgjatur për gati 1 minutë të tërë dhe duke gjykuar nga reagimet ka marrë mjaft vëmendje në rrjetet sociale. Daubner u përpoq t’i shpjegonte gazetës “Bild” se çfarë ndodhi, duke thënë se shkas për të qeshurën ishte pikërisht një kolege e cila foli me gëzim, pas një diskutimi për rregullat e regbit. Megjithatë, ajo theksoi se shumë shikues e kanë kontaktuar për ta falënderuar që “i bëri ta nisnin ditën duke qeshur”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…
Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…
Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…