Fotografia e një vajze vullnetare të Kruqit të Kuq duke përqafuar një emigrant të dehidratuar po bën xhiron e rrjetit.
Në foto shfaqet Luna, vullnetarja e Kryqit të Kuq dhe një i ri që e përqafon mes lotësh pasi ishte hedhur në det për të arritur në Ceuta me shpresën për një jetë më të mirë.
Një përplasje diplomatike mes Spanjës dhe Marokut ka bërë që një numër rekord emirgrantësh të futen në enklavën Spanjolle të Ceutës. Mbi 8,000 persona janë futur në qytetin spanjoll nga bregu i Afrikës Veriore gjatë ditëve të fundit duke rrezikuar jetën.
Ministria e Brendshme Spanjolle njoftoi se rreth 4800 emigrantë dhe azilkërkues u kthyen në Marok. Kurse, për të miturit e pashoqëruar u kujdesën autoritetet.
Për situatën e krijuar, Spanja ka kritikuar autoriteteve marokene, duke e bërë të qartë se beson që qeveria ka liruar kontrollet kufitare, si hakmarrje për Spanjën që lejoi udhëheqës rebel nga Saharaja Perëndimore të marrë kujdes shëndetësor.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…