FOTO&VIDEO

Vidhet shtëpia e Vaçe Zelës, hajdutët marrin edhe dekoratën “Nderi i Kombit”

Hajdutët s’e kanë kursyer as shtëpinë e ikonës së muzikës shqipe, Vaçe Zela. Midis sendeve me vlerë të vjedhura që autorët kanë përvetësuar është edhe dekorata “Nderi i Kombit”, e dhënë nga presidenti i Republikës për këngëtaren e cila vdiq më 2014

Tiranë 27 dhjetor – Shtëpia e ikonës së muzikës shqipe, Vaçe Zela, ka qenë cak i hajdutëve. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e këngëtares pranë Pazarit të Ri në Tiranë, ku kanë arritur që të marrin një laptop dhe orën e burrit të saj. Midis sendeve me vlerë të vjedhura që autorët kanë përvetësuar është edhe dekorata “Nderi i Kombit” e dhënë nga presidenti i Republikës për këngëtaren që vdiq më 2014. Policia në Tiranë ka njoftuar se denoncimi u dorëzua nga motra e ikonës së këngës shqiptare, që kujdesej për banesën e Vaçe Zelës. Siç ka deklaruar në polici, F.Z., të dielën pasdite e kishte konstatuar menjëherë sapo e kishte hapur derën e shtëpisë.

“Rreth orës 19:45 shkova në shtëpi si përherë dhe vura re se dera nuk ishte e kyçur, por u hap menjëherë sapo e preka. Hyra brenda dhe pashë rrëmujë, rrobat i kishin hedhur përtokë, ndaj menjëherë njoftova fqinjën në katin sipër që lajmëroi policinë”, citohet të ketë deklaruar motra e këngëtares. Burimet policore pranë Komisariatit numër 1 në Tiranë kanë bërë me dije se salla operative i kërkoi një patrulle të afrohej në banesën ku ka jetuar Vaçe Zela. Por policia, me gjithë këqyrjen e detajuar, nuk ka zbuluar asnjë gjurmë daktiloskopike, pavarësisht kërkimeve. Policia shpreson që një fije floku e gjetur në banesë dhe që është dërguar pranë laboratorit të kriminalitikës, mund t’i çojë tek autori i dyshuar i vjedhjes. Ndërkohë që janë kërkuar kamerat e sigurisë në zonën rreth shtëpisë, por deri tani nuk janë gjetur.

Vaçe Zela lindi në Lushnje në vitin 1939. ”Gjinkalla”, nofkë që ia kishin vënë shoqet për të cilën ishin referuar në një film sovjetik që qarkullonte në fëmijërinë e Vaçes, ishte vetëm dhjetë vjeçe kur nisi të këndonte vetë të gjitha ato këngë myzeqare që kishte dëgjuar nëpër shtëpi nga e ëma dhe nga të gjithë pjesëtarët e tjerë të fisit, të cilët ishin qejflinj të muzikës. Vaçe Zela ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës në Radio dhe më vonë në Radiotelevizionin Shqiptar që prej organizimit të parë të tyre, duke fituar plot 12 çmime të para, një rekord i paarritur deri më sot. Vaçe Zela është fituesja e parë e Festivalit të Parë. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një yll i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada e të tjera. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave. Ajo është gruaja e parë shqiptare e nderuar sa qe gjallë me titullin “Nderi i Kombit”. Për më shumë se 40 vjet me interpretimet e paarritshme ajo u bë një mit, duke mbetur këngëtarja më e dashur ndër shqiptarët. Vaçe Zela u largua përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Sidoqoftë, Vaçe Zela mbetet “Zëri i jashtëzakonshëm” që mbushte me energji skenat shqiptare duke u bërë idhulli i shumë brezave. E famshmja Vaçe Zela vdiq më 6 shkurt të vitit 2014 në moshën 74-vjeçare në një spital të Bazelit në Zvicër, për t’u varrosur në Tiranë me të gjitha nderimet. Siç e kishte lënë amanet, kortezhi u ndal edhe në Prishtinë, para se të nisej për në kryeqytetin shqiptar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

8 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

18 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

18 orë ago