Vijojnë shifrat e frikshme në Itali, 662 vdekje në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Numri i viktimave vijon të jetë i frikshëm në Itali. Sipas autoriteteve ditën e sotme janë regjistruar 662 vdekje, Ndërkohë po ashtu janë shënuar 4,492 infektime të reja.

Në katër ditët e fundit në vendin fqinj u shënua një rënie e numrit të viktimave në Lombardi, ndërsa orët e fundit është rritur përsëri.

Në total numri i viktimave është 8165, ndërsa numri i të shëruarve është 10.361 persona. Sakaq, numri i përgjithshëm i personave të infektuar në Itali, përfshirë viktimat dhe të shëruarit, është 80.539.

Italia është vendi i parë në botë me numrin më të lartë të viktimave dhe të infektuarve. Virusi i ri shpërtheu për herë të parë në Kinë në fund të dhjetorit, dhe u përhap në shumë vende të botës.