Viktima dhe autori bashkëpronarë të agjencisë, detaje nga krimi i 2-fishtë

Një krim brenda familjes tronditi Tiranën pasditen e së martës. Arsen Muskurti vrau me armë zjarri vëllanë dhe kunatën, Dritan dhe Nora Muskurti.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonë e ‘Myslym Shyrit’ në një orar ku fluksi i lëvizjes së njerëzve është i madh.

Një nga pistat ku po hetohet për krimin e rëndë është konflikti për biznesin.

QKB

Dritan dhe Nora Muskurti ishin pronarë të një agjencie turistike në këtë zonë.

QKB

Por nga ekstrakti i regjistrimit të biznesit në QKB rezulton se deri ne vitin 2018 autori dhe viktima kanë qenë bashkëpronarë të agjencisë turistike, e cila pas këtij viti rezulton vetëm në emër të viktimës, Dritan Muskurti.