Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.
61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.
61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese.
Nga mbrëmja e djeshme kanë ndërruar jetë dhe dy persona të tjerë nga koronavirusi në vendin tonë, një 71-vjeçar me origjinë nga Kuçova, i cili vuante nga disa sëmundje shoqëruese dhe një 43-vjeçar nga Kavaja që përpos obezitetit, nuk kishte sëmundje të tjera.