Vuçiq të premten deklaroi se dalja e Serbisë nga Këshilli i Evropës (KiE) është një nga mundësitë në rast se Kosova pranohet në atë organizatë ndërkombëtare.
Pas kësaj deklaratë ka reaguar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ajo në postimin e saj në “X”, shkruan se sigurisht që Serbia nuk do të largohet nga kjo organizatë.
“Sigurisht që Serbia nuk do të largohet. Biseda nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt. Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kë do të pranojnë. Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës”, shkruan raportuesja.
Ndryshe, Këshilli i Evropës ka konfirmuar se më 27 mars, në mbledhjen e Komisionit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare, në rend dite do të jetë raporti për Kosovën.