KRYESORE

Virusi kinez, numri i viktimave rritet në 132. Shifra 6000 e të infektuarve tejkalon SARS, 8 raste në Europë

Më shumë ngjitës se Sars-i. Me azhornimin e fundit, të mbërritur sonte, epidemia e koronavirusit tashmë ka kapërcyer përhapjen e sindromës Sars të vitit 2003 në Kinë: janë konfirmuar 5974 raste (krahasuar me 5327 të Sars në nëntë muaj), ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 132 ndërkohë që Gjermania dhe Franca konfirmojnë 8 raste të infektuar dhe regjistrohet rasti i parë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rreth 12 persona në Turqi dhe 1 në Rumani dyshohet se janë prekur nga koronavirusi i Wuhanit, 10 prej të cilëve raportohet se janë turistë kinezë.

Ndërsa në Kinë korridoret e spitaleve në qytetet e prekur nga koronavirusi po përmbyten përditë nga turmat e njerëzve të infektuar apo jo dhe teksa sistemi shëndetësor duket se është futur në kolaps, specialistë të seksionit të Sëmundjeve infektive të spitalit Lazzaro Spallanzani në Romë, thonë se ndërsa Europa ka regjistruar tashmë tre tetë rastet e para të personave të infektuar, “është vetëm çështje kohe dhe do të ketë raste të tjera në vende të ndryshme europiane.

Teksa numri i të infektuarve është shtuar me shpejtësi, llogaritet se vdekshmëria për orë është më e ulët. Duhet gjithashtu të theksohet se në krahasim me një ditë më parë, infeksionet e reja të konfirmuara janë në rënie, rreth 600 më pak. Është shumë herët për të kuptuar nëse është një anomali statistikore apo fillimi i një ngadalësimi. Dje super eksperti kinez Zhong Nanshan tha se kulmin e përhapjes koronavirusi mund ta ketë pas dhjetë ditësh, por modelet e studiuesve të tjerë e vendosin atë shumë më tej në kohë, madje edhe në prill.

Sot gjatë natës, fluturime të nisura nga Wuhan evakuuan qytetarë amerikan dhe japonez të bllokuar në qytetin karantinë, të cilët kanë mbërritur në destinacionet e tyre.

Ndërkohë, Parisi është gati për riatdhesimin e qytetarëve transalpin nga Wuhan.

Sot do të kryhet fluturimi i parë, i destinuar për 250 shtetas francezë të konfirmuar pa simptoma kurse nesër një tjetër fluturim do të sjellë 100 persona të kombësive të tjera europiane. Brukseli ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Komunitetit, për të ofruar ndihmë për qytetarët europianë në Wuhan ndërkohë që edhe Italia do të riatdhesojë 70 qytetarë të saj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

20 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

51 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago