FOTO&VIDEO

Viti mbyllet me diell, por çfarë pritet në fundjavë? A do të prekë stuhia ciklonare Ballkanin

Java ka nisur e ftohtë dhe me diell dhe kështu do të vijojnë edhe në ditët e para të vitit që po vjen, por në fundjavë do të kemi surpriza. Është ky parashikimi i motit në A2 CNN nga meterologia Tanja Porja, sipas të cilës, fundjava e parë e janarit do të sjellë reshje shiu dhe dëbore.

“Mëngjes ka nisur i ftohtë dhe me diell gjatë gjithë ditës së sotme. Termometri shënon minus 6 minimumi në territor dhe maksimumi në 16 gradë. Nesër kemi rritje të lehtë të temperaturave. Në zonat malore nga 0 në minus 4. Rritje në perëndim 3-4 deri në 6 gradë. Mot i kthjellët edhe natën e ndërrimit të viteve dhe në fillim të 2025 mbetet minus 2-3 në zonat malore”.

Por sipas meteorologes së A2 CNN nga pasditja e enjtes rikthehen vranësirat dhe gjatë fundjavës do të kemi reshje shiu, rrebeshe dhe dëborë.

“E enjtja sjell vranësira të mundshme në territor dhe të premten reshje në veri, veriperëndim dhe gjatë të shtunës rrebeshe afatshkurtra dhe reshje e dëbore në të gjithë zonën malore”.

Ditët me diell do të vijojnë deri në 2 janar në të gjithë Europën dhe Ballkanin. Pas kësaj meteorologia e A2 CNN parashikon stuhi ciklonare në ishujt britanike me reshje të dendura shiu dhe dëbore, që do të prekë edhe pjesën qendrore të kontinentit dhe gadishullin tonë.

“I ndarë si me thikë veriu dhe jugu i Europës. Ishujt britanike nga sot pasdite dhe në vijim do të sulmohen nga stuhi ciklonare e cila vjen nga atlantiku dhe prek gjithë perëndimin dhe veriperëndimin e kontinentit. Stuhi e fuqishme me reshje të dendura shiu dhe dëbore. I afrohet Europës qendrore e Alpeve duke arritur në territorin shqiptar të premten dhe të shtunën në të gjithë Ballkanin. Kjo stuhi vjen e dobësuar mjaft, duke lënë sasi të konsiderueshme reshjesh në pjesën perëndimore e qëndrore të kontinentit. Reshjet do të jenë me intensitet të paktë në Ballkan. Termometri do shënojë rritje graduale. Edhe të premten, të shtunën dhe të dielën termometri do të jetë në vlera negative në zonat malore. Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i zi do të kenë reshje bore. Në vijën bregdetare do të ketë reshje shiu”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago