Presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në Kiev këtë të hënë, në një vizitë surprizë dhe të parën në Ukrainë që nga nisja e pushtimit rus rreth 1 vit më parë.
Janë publikuar dhe imazhet e para të viztës së presidentit amerikan në Kiev, teksa ai takohet me homologon Volodymyr Zelensky.
Kujtomë se Biedn është ndër të paktët lider të vendeve që po mbështesin me armë Ukrainën i cili nuk kishte shkuar ende personalisht në Kiev.
Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe kryeministri britanik Rishi Sunak, si dhe ish-udhëheqësi britanik Boris Johnson, kanë vizituar më herët Kiein për të demonstruar mbështetjen e tyre.
Disa nga togerët kryesorë të Biden, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, kanë vizituar gjithashtu kryeqytetin ukrainas për të premtuar ndihmë të re.
Zyrtarë të lartë të administratës, duke përfshirë drejtorin e CIA-s Bill Burns dhe zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, vizituan Kievin muajin e kaluar.
Gruaja e Bidenit, Dr. Jill Biden, bëri vizitën e saj të befasishme në Ditën e Nënës vitin e kaluar në një qytet të vogël në cepin e largët jugperëndimor të Ukrainës. Ajo u takua me zonjën e parë ukrainase Olena Zelenska në një ish-shkollë që u shndërrua në strehim të përkohshëm për ukrainasit e zhvendosur, duke përfshirë 48 fëmijë.