LAJME

Vjehërria ia marrin nuses pasaportën me vizë gjermane dhe kthehen në Gjermani: E lëshume je…

Zënkat e familjes së burrit me nusen dhe anasjelltas janë mjaft të shpeshta në familjet kosovare. Konfliktet verbale mes tyre eskalojnë edhe në dhunë fizike e psikike, për çka duhet intervenimi i Policisë. Një rast i tillë është raportuar të dielën dhe që dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Maxharrë të Malishevës, raporton Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se në një konflikt të tillë janë përfshirë një grua dhe vjehërria e saj, të cilët po dyshohen se i kanë shkaktuar dhunë psikike dhe ia kanë pamundësuar për t’u kthyer në Gjermani ku edhe jetojnë.

Siç mëson Sinjali, dy të dyshuarit fillimisht e kishin dërguar gruan e djalit te familja e saj pasi gjoja se kanë marrë vendim “ta lëshojnë” dhe gjatë kësaj periudhe ia kanë marrë dokumentet e saj dhe të fëmijëve. Gjithë këtij rasti i ka paraprirë dhuna që ka përjetuar viktima edhe nga bashkëshorti i saj, që kulmoi me rastin e fundit.

Në bazë të dëshmisë së viktimës të dhënë para hetuesve policorë, vjehërria e saj ia kanë marrë pasaportën, dokumentin e leje qëndrimit dhe më pas dyshon se janë nisur për në Gjermani.

Kështu, viktima nuk ka pasur mundësi të udhëtojë për në shtetin gjerman, çka e ka shtyrë atë që të kërkojë ndihmën e Policisë.

Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Dhunë në familje”, teksa veprimet tjera do të merren pasi të sigurohet prezenca e të dyshuarit kryesor, i cili është futur në listën e personave të kërkuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

24 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago