Kryeparlamentarja Vjosa Osmani është deklaruar sot para mediave lidhur me 1 mijë testet që kanë ardhur si ndihmë për Kosovën nga Serbia.
Osmani ka deklaruar se në takimin që kanë pasur sot në qeveri e ka pyetur Ministrin e Shëndetësisë dhe i njëjti ka dhënë detaje lidhur me vështirësitë e pajisjes me teste.
“Sa i përket testeve ne kemi kërkuar informata nga ministri i shëndetësisë, ai na ka informuar në detaje për vështirësitë që i kanë pasur, përderisa ka shtete tjera që kanë kompani që prodhojnë teste natyrisht që Kosova lëre se s’ka kapacitete të tjera dhe është trashëguar një sistem mjeëksor gati i shkatërruar. Ai ka deklaruar se ka një ndihmë nga shteti i Luksemburkut dhe Katari dhe qeveria ka porositur diku 13 mijë teste të tjera. Me qëllim që të mos polizitohen cështjet, për mua ka qenë e rëndëishsme që të dihet se sa e pajisur është Kosova me teste”, ka deklaruar ajo.
Osmani ka përsëritur krimet që ka kryer Serbia në Kosovë, duke thënëë se dërgimi i testeve nuk i shlyen këto krime.
“Sa i përket Serbisë unë besoj që jo vetëm ne në Kosovë po e gjithë bota e ka të qartë cilat janë krimet që i ka bërë Serbia që jan ëdëshmuar në gjykata ndërkombëtare, tani në këtë kohë të pandemisë edhe mund të ketë dërguar ndihma mirëpo kjo asesi nuk e shlyen të kaluarën, por mund të them se jam inkurajuar me informatat e ministrit për porositjen e 13 mijë teste”, ka deklaruar ajo.