Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi i ka reaguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, pasi ky i fundit i tha se dikush nga familja e Osmanit i ka shërbyer Serbisë.
Osmani ka thënë se “Gjarpri paska provuar të kafshojë nderin e familjes sime”.
Lexo Edhe:
Vjosa Osmani i përgjigjet presidentit: Gjarpëri po e shpall babanë tim tradhtar vetëm pse e njohu Rugovën komandant suprem
Tutje, ai tha se Thaçi po e shpallë familjen time tradhtare, njashtu siç, sipas Osmanit, e ka shpallur edhe Rugovën gjatë viteve 90’.
“Babai im e ka njohur për Komandant suprem Dr. Ibrahim Rugovën. Me gjasë, prandaj, Thaçi po e shpallë familjen time tradhtare, njëjtë siç e shpallte Rugovën me komunikatat e tij të 90-tës e tutje. T’i shërbesh vendit tënd duke e njohur Rugovën si prijës, sipas Thaçit qenka sikur t’i shërbesh Serbisë. Shpallja e kundërshtarëve politik si bashkëpunëtorë të Serbisë i ka paraprirë gjithnjë sulmeve fizike e eliminimeve. E njëjta logjikë, si duket, po synohet të instalohet tash për të arsyetuar sulme të paramenduara e parapërgatitura”, shkruan Osmani.
Tutje, Osmani tha se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të ketë njollë më të zezë në historinë e saj se sa zgjedhja e Thaçit President.
“Në historinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk do të ketë njollë më të zezë se sa zgjedhja e këtij njeriu për President të vendit. Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë sërish lidhje me popullin vetëm në ditën kur kërkon falje të sinqertë e përkulet para qytetarëve për këtë gabim i cili po e qon vendin tonë drejt humnerës. Por ky vend nuk i është nënshtruar as regjimeve gjenocidale. Nuk do të dorëzohet as para shpifësve në rolin e Presidentit. E deri ateherë, kur ky popull do ja tregojë vendin secilit, me votë, ky njeri mbetet faqja më e zezë e vendit tonë”, shkruan Osmani.