Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar rreth pjesëmarrjes së pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me ushtrinë e amerikane. Osmani ka shkruar në Twitter se derisa Kosova dhe vendet e rajonit po e bëjnë këtë, Serbia po e forcon ndikimin e Kremlinit duke bërë stërvitje ushtarake me ushtrinë ruse.
“Derisa Kosova dhe vendet e tjera në rajon po marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me ushtrinë e SHBA-ve (Defender21), Serbia po forcon ndikimin e Kremlinit dhe po destabilizon rajonin duke organizuar një stërvitje të përbashkët me ushtrinë ruse”, ka shkruar Osmani.
Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillon operacione në kuadër të ushtrimit me amerikanët, i njohur si “Defender Europe 21”. Janë 339 pjesëtarë të Forcës të përfshirë në “Defender Europe 21” që në Kosovë ka filluar më 17 maj.
Ushtrimi më i madh ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga Lufta e Dytë Botërore, i këtë vit ka përfshirë edhe Kosovën, do të ketë ditën kryesore më 28 maj, derisa më 3 qershor do të përfundojë ridislokimi i pjesëtarëve të Forcës nëpër kazermat e përhershme në Kosovë.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…