Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin “Jeta në Kosovë” nuk e ka mohuar formimin e një “Lidhjeje të re”.
“Lidhja e re do të duhet të jetë lidhje e secilit njeri që beson në Kosovën që nuk e udhëheqin qoftë kapësit e shtetit, qoftë ata që u shërbejnë kapësve të shtetit që fshihen në lëkurë të qengjit. Çka duhet të them se tani më qartë se çdo herë më parë dihet se kush janë ata që e dëshirojnë luftimin e kapjes së shtetit e kush janë ata që nuk e dëshirojnë”, tha ajo përballë Jeta Xharrës.
Ajo shtoi se në fund të mandatit të saj do të vendosë rreth rrugëtimit të saj në politikë.
“Në fund të këtij mandati më duhet të vendos nëse dëshiroj të merrem me politikë apo jo. Do ta mendoj mirë, do ta trajtoj mirë, dua të sigurohem që garoj në herën e ardhshme do të jem e rrethuar nga njerëz që nuk do të më lënë në baltë dhe nuk do të mbes vetëm në një rrugë që e trasojmë bashkë, e pastaj më thonë vazhdo ti ne po vazhdojmë ndryshe”, tha ajo.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…